Ambasadori maltez në Finlandë, Michael Zammit Tabona është shkarkuar nga posti, pas një postimi në Facebook, ku ai e krahasoi kancelaren gjermane, Angela Merkel me diktatorin nazist, Adolf Hitler.
Të premten, që ishte edhe ‘Dita e Evropës’, Zammit Tabona do të shkruante në rrjetin e tij social: “75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Evropën”.
Shkarkimi i Zammit Tabona, i cili ishte emëruar ambasador në Finlandë në vitin 2013 u konfirmua nga Ministri i Punëve të Jashtme, Evarist Bartolo shkruan “Malta Today”.
Bartolo tha se Zammit Tabona do të duhet t’i kërkojë falje ambasadës gjermane për komentet e tij. Ministri shtoi se i kujton diplomatëve rëndësinë e përdorimit të mediave sociale në mënyrën e duhur dhe me përgjegjësi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66