Konziku vlerëson se FFK duhet që t’u qëndrojë sa më shumë afër klubeve.
“Nuk mund ta di se si punon FFK nga brenda pasi nuk jam brenda. Mua si sportist dhe si shqiptar, më vjen shumë keq që FFK nuk ka bashkëpunim me klubet. Disa kryetarë të klubeve thonë se jemi ndihmuar nga FFK e disa thonë nuk ju kemi ndihmuar. Dihet si klubet para se të pranohemi në UEFA dhe FIFA e kanë mbajtur gjallë FFK-në. Dëshira ime do të ishte që FFK t’i ndihmonte klubet”, ka thënë Ardian Kozniku në një prononcim për RTK, përcjell Zëri.info.
Kozniku është futbollisti i parë shqiptar, i cili ka marrë pjesë në një kampionat botëror. Ish-sulmuesi i mirënjohur me famë ndërkombëtare e fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në Botërorin e organizuar në Francë në vitin 1998.
Gjakovari Kozniku e ka nisur karrierën te Vëllaznimi i Gjakovës në vitin 1979.
Ai e ka komentuar edhe dënimin me burg efektiv të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, i cili është dënuar me nëntë muaj për një vepër që nuk ka të bëjë me futbollin.
“Dënimi i kryetari aktual Agim Ademi. Nëse do të ndodhte kjo në Kroaci, nuk do të kishte të drejtë ta ushtronte atë punë. Unë nuk kam asgjë kundër tij pasi që më ka respektuar duke ardhur në Gjakovë për të më përkrahur për një kamp që e kam organizuar me Lokomotivën. Këto gjëra më brengosin pasi nuk janë në të mirën e futbollit. Këto gjëra dënohen nëse shkojnë në vesh të FIFA-s dhe UEFA-s”, theksoi Kozniku. /Zëri.info
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66