Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, në të tria mandatet e kaluara të qeverisjes, sipas ekspertëve të Sigurisë po mbetet një kartë identifikuese e diplomacisë së dështuar, duke amnistuar në këtë raste vetëm qeverisjen në tentativë të VV-së e cila nuk arriti të mbijeton si qeveri e rregullt për shkak organizmit të puçit të brendshëm nga LDK me opozitën, që në fakt e luajtën lojën e Kalit të Trojës, dhe rrënuan të gjitha planet dhe programin e qeverisjes së premtuar. Për këtë pasojë të mos anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, sipas ekspertit të sigurisë Hajrullah Tërnava, po mungon edhe luftimi efikas i rrjeteve të krimit të organizuar të cilat kanë një shtrirje të gjerë bashkëpunimi brenda dhe jashtë vendit, sepse nuk ekziston bashkëpunimi dhe bashkë koordinimi I duhur ndër institucional me mekanizmat ndërkombëtar për luftimin dhe parandalimin e rrjeteve kriminale.
“Kohën në të cilën jemi duke e jetuar, në rrethanat e vështira të papunësisë, njerëzit në mënyra të ndryshme veprojnë që ti tejkalojnë ato vështirësi që ua imponon jeta. Kjo gjendje kaotike e papunësisë të të rinjve dhe të tjerëve, ua imponon që në mënyra të ndryshme, qofshin edhe mënyra inkriminuese të fitojnë për të jetuar, e disa përmes këtij përfitimit veprojnë që edhe të pasurohen. Në mënyra të ndryshme strukturat e krimit të lidhura me bizneset e pista, madje edhe përmes rrjeteve të prostitucionit, kazinove e lojërave të fatit, futen thellë në rrjetet e krimit të organizuar ndërkombëtar, pse jo duke luajtur edhe me fatin e femrave dhe qytetarëve të tjerë, që ua imponojnë atyre, që për përfitime të tyre personale por edhe atyre bosëve të “fortë” që ju qëndrojnë mbrapa, si brenda shtetit tonë, edhe përtej kufijve të shtetit”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava.
Pa forcimin më të madh të institucioneve vendore të sigurisë dhe të drejtësisë, dhe pa një bashkëpunim të shtuar ndërkombëtar në fushën e zbulimit, parandalimit dhe luftimit të rrjeteve kriminale, Tërnava thotë se Kosova si shtet i ri do të vazhdon të mbetet edhe për një kohë urë kaluese-lidhëse e rrjeteve mafioze të krimit të organizuar ndërkombëtar, madje edhevend në të cilin rrjetet e tillë gjejnë strehim dhe bashkë organizim për veprim.
“Shteti i jonë i cili është në formim e sipër me shumë vështirësi që i ka, drejtë pavarësimit të plotë dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare si INTERPOL, OKB, BE, UNESKO… dhe shumë organizata tjera, do të ballafaqohet edhe për një kohëme vështirësitë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe krimit në përgjithësi. Nuk është aspak rastësi që me vite të tëra mbesin rastet e pa zgjidhura, deri në vjetërsim-përshkrim, për arsye të krimit që e ka kaplua shoqërinë tonë, dhe në ato institucione ku duhet të ndahet drejtësia, të “fortit e shtetit” vazhdojnë të jenë të inkriminuar thellë në krime të ndryshme, duke mbajtur lidhjet e tyre edhe me krimin ndërkombëtar, prandaj edhe janë pasuruar skajshëm, sepse kudo i kanë emëruar njerëzit e tyre nëpër ato institucione që janë të obliguara me ligj për luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Kosova duhet ti kushton rëndësi e posaçmeanëtarësimit sa më të shpejtë të nëpër institucionet ndërkombëtare të sigurisë, e ndër ato më të rëndësishme për luftimin e rrjeteve kriminale është INTERPOLI-i, sepse po të ishim anëtare me të drejta të plota në ato institucione, shumë më lehtë dhe në mënyrë efikase shteti i ynë do i luftonte edhe këto dukuri interkontinentale të krimit të organizuar, si dukuri trishtuese për shoqëritë civilizuese demokratike që pretendojmë të jemi edhe ne”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava. /Kosova-sot.info
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66