Numërohen mbi 1.5 milionë raste të prekurish me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i goditur qysh nga nisja e pandemisë.
Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 90.978.
Kjo teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të përditësuara nga Johns Hopkins University, u shënuan 820 të vdekur.
Ndërkohë u raportuan 18.873 raste të reja infektimesh, duke e çuar totalin e të prekurve në 1.527.664.
Shteti i New York mbetet më i godituri me 350.121 të prekur dhe 28.232 viktima prej koronavirusit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66