Bilanci i viktimave në Itali ka rënë ndjeshëm këtë të diel, duke shënuar shifrat më të ulëta të vdekjeve që prej ditëve të para të muajit mars.
Mbrojtja Civile raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 174 persona, ose 300 viktima më pak se një ditë më parë, ku u konfirmuan 476 jetë të humbura.
Ditën e djeshme u rrit ndjeshëm numri i viktimave, pas tre ditësh rradhazi që kishte rënie të vdekjeve ditore.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të diel në 28,884.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 210,717.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 81.654 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 1501 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive. Duhet theksuar për prej më shumë se një jave, numri i personave të shtruar në spital dhe terapi intensive vijon të ulet.
Këtë të diel gjithashtu janë shëruar 700 pacientë të prekur nga koronavirusi, të cilët kanë lënë ambientet e spitalit.
Ditën e sotme ka një rritje të lehtë të rasteve të reja të infeksionit në krahasime me një ditë më parë. Ndërsa dje u regjistruan 1900 raste të reja, sot janë testuar pozitivë për Covid-19, 1389 persona.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në Itali vijon të shënojë rënie graduale për të disatën ditë me rradhë, për shkak se të shëruarit janë më shumë sesa të infektuarit e 24 orëve të fundit. Deri më tani, raportohen 100.179 raste aktive në Itali, ose rreth 600 raste më pak se dje.
Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 2 milion e 153 mijë teste, ku 40 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit.
Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.
Burimi: Il Messaggero|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66