Një virologe kineze, së fundmi ka folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë mijëra jetë njërëzish. Ndër të tjera ajo është shprehur se koronavirusi është vetëm maja e ajsbergut dhe kjo vjen pas studimeve të bëra në lidhje me Covid-19.
Shi Zhengli, nëndrejtoreshë e Institutit të Virologjisë në Wuhan bëri thirrje se në këtë luftë duhet të bashkohemi dhe t’i bëjmë ballë, duke shtuar se shkencëtarët dhe qeveritë duhet të tregojnë hapur për studimet dhe hulmuntimet që kryejnë pasi vetëm kështu mund të ketë një bashkëpunim.
Laboratori P4 në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, ku Shi Zhengli kishte studiuar koronavirus në lakuriq që nga viti 2004
“Është për të ardhur keq kur shkenca politizohet. Nëse duam që të parandalojmë vuajtjen e njerëzimit si pasojë e shpërthimeve të tjera të sëmundjeve virusale, duhet të mësojmë të japim paralajmërime të shpejta në kohë. Nëse nuk i studiojmë mund të ketë shpërthim tjetër”, tha Zhengli.
Intervista e saj vjen ndërsa Kongresi Kombëtar i Popullit, një takim vjetor i kryesisë së lartë të Kinës, fillon në kryeqytetin Pekin
Por tensioni mes Kinës dhe SHBA-së po rritet, në mes të akuzave nga administrata Trump që virusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan, dhe se vendi mbuloi shpërthimin fillestar.
Të dy Presidenti Trump dhe Sekretari i tij i Shtetit Mike Pompeo kanë sugjeruar se Covid-19 është i lidhur me laboratorin Wuhan. Akuzat janë hedhur poshtë në Pekin, ashtu si dhe Shi.
Virologu ka thënë se karakteristikat e viruseve me të cilat ajo ka punuar nuk përputhen me gjenetikën e asaj që përhapet aktualisht tek njerëzit në të gjithë globin.
Shi Zhengli ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar kur është në luftën kundër të gjitha viruseve. Në foto: Instituti i Virhanit, Wuhan, laboratori P4
Lidhur me këtë rast, Wang Yanyi, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan i ka hedhur poshtë këto akuza./ Javanews
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66