Dikur, diku të mosha 10 muajsh, më kanë pagëzue të Kisha e Prullit në Lezhë. Flasim për vitin 1963. Katër vite më vonë partia komuniste hodhi në erë kishat dhe xhamitë. Ndër to edhe Kisha e Shën Llezhdrit, vendosur në majën e kodrës në Prull, vend i njohur pelegrinazhi në shekullin e shkuar, cituar edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”, pra edhe kjo kishë pësoi fatin e keq të rrëzimit me tritol.
Banorët e Prullit, një fshat piktoresk, me pyje e lëndina magjepse, nga varfëria dhe vrapi drejt emigracionit ekonomik të pas vitëve ’90, pothuaj e boshatisën fshatin e vogël. Ndërkohë kisha nën grumbullin e gurëve qindravjeçarë, dukej sikur shikonte nga Vatikani dhe priste që ta ringrinin, si dikur, ose më mirë se në vitin 1402. Kjo kishë me pamje dominante të pjesës së Adriatikut ku duket deti nga Kepi Rodonit deri në pjesën e Ulqinit, njihet edhe nga studiuesi Aleksandër Meksi (ish-kryeministër dhe studiues) si një nga kishat katolike më të vjetra në Ballkan. Mjafton të lexojmë pjesë nga libri i tij për të kuptuar në sensin shkencor se kush është kjo kishë, e cila prej ditësh është ringritur në këmbë dhe krahas Kishës së Laçit, duket sikur vjen nga qielli dhe bekon krejt zonën e Lezhës.
Një Kryq i madh, 15 metra i lartë, ndërtuar nga banorët e Spitenit dhe Prullit (pasi thamë se dy fshatrat janë një, pothuaj) ndriçon natën e ku duket deri në Shëngjin e përtej, mbetet një nga kryqet më të mëdhenjë, në mos më i madhi në kishat katolike të Shqipërisë. Edhe vetë kisha është bërë me gurët e dikurshëm, por falë komunitetit katolik të zonës, ajo tashmë ka filluar nga gjallëria. Gurët e vitit 1402 janë vendosur në themelet e kësaj kishe legjendare.
Por për të qenë më të saktë le të lexojmë se çka shkruar Aleksandër Meksi për këtë kishë.
Nga libri i Meksit: Kisha e Shën Aleksandrit të Bokianit në Spiten, Lezhë:
Kisha e Shën Llezhdrit, vend i njohur pelegrinazhi në shekullin e shkuar, e njohur edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”, ndodhet në majën e kodrave shkëmbore mbi fshatrat Spiten e Zejmen (Bregu i Matës), prej nga sundon gjithe fushën bregdetare nga Kepi i Rodonit në Shëngjin. Rrënojat e manastirit të dikurshëm benediktin përbëhen nga muri rrethues me hyrjet për në manastir në anën lindore, nga konakët e rrënuar në një shesh pranë tyre, ndërsa në pjesën më të lartë, brenda një rrethimi të veçantë që komunikon me këtë të fundit, ndodhet kisha e rrënuar.
Kisha ruan ende në këmbë absidën me murin lindor, murin verior e atë perëndimor. Nga hajati, që është ndërtuar në një kohë të dytë, ruhet muri në anën veriore dhe gjurmët e të tjerave ndër rrënojat e hajatit, çatia e të cilit, me strukturë druri, mbulohej me rrasa guri.
Në kishë hyhej, me sa duket, vetëm nga porta në anën perëndimore. Kjo ishte mbuluar me hark të shkallëzuar në anën e jashtme dhe me arkitrare druri në anën e brendshme. Mbi portë ruhet pjesërisht një nike, për rindërtimin e së cilës janë përdorur materiale të vjetra të një kornize të profiluar që, siç duket, i takonte kishës më të vjetër. Muri verior i ruajtur deri në lartesinë e plotë është i rrënuar vetëm pranë qosheve perëndimore dhe asaj lindore. Ai është ndërtuar me gurë të punuar, të nxjerrë nga formacione gëlqerore të shtresëzuara. Në pjesën e poshtme janë përdorur gurë më të mëdhenj, të cilët janë lidhur me llaç gëlqereje me mbushës me rërë të imët përzierë me të trashë. Në fugat ka rrasa të vogla e gurë të vegjël. Në pjesën e sipërme është ndërtuar me gurë më të vegjël dhe me fuga të mbushura keq me llaç. Mendojmë se pjesa e poshtme duhet t’i takojë ndërtimit të parë. Në këtë mur verior, në brendësi është një nike e madhe pak e thellë, e ndërtuar kryesisht me gurë çmersi dhe me një hark gjysmërrethor po prej çmersi.
Muri lindor së bashku me absidën pesëfaqëshe janë ndërtuar me gurë të gdhendur, të lidhur me llaç me ngjyrë okër të errët. Duke gjykuar nga këto veçanti mendojmë se ajo i takon një rindërtimi të vonë. Në brendësi absida është gjysmërrethore, ndërsa mbulesa e saj është e rregullt, çereksferëse, ndërtuar me gurë çmersi. Harku i saj në pjesën e dukshme është gdhendur në mënyrë të shkallëzuar.
Për shkak të gjendjes rrënojë të ndërtesës është vështirë të dallohen e të vendosen në kohë rindërtimet e shumta të kishës, pjesa më e madhe e të cilave duhet t’i përkasë shek. XIX ose dhe më përpara. (Nga Aleksandër Meksi)
Vullnetarizmi i banorëve e ringriti Kishën
Mbetet mbresëlenëse se si krejt komuniteti katolik i dy fshatrave Prull dhe Spiten punuan prej shumë muajsh derisa e ndërtuan kryqin e madh, 15 metra të lartë si dhe rindërtuan kishën. Sejcili, sipas takatit ekonomik, kontriboi për financimin e punimëve * (shiko listën).
Nga pak e përditë punohej nga banorët nën drejtimin priftit të zonës. Inisiatori, një djalë i zonës, Marjan (Kristian) Kola e nisi me Padër Alessandro Truscello projektin për ta rikthyer Kishën, si dikur, por edhe më bukur. Marjani, tregojnë banorët e zonës, kontribuoi në shuma të larta për financimin e saj. Edhe Nikoll Kolthi, një djalë 27 vjeçar, që ka ba Zonjën Mari brenda në Kishë ( shiko foton) ka një kontribut arti fetar. Por të nisesh të përmendesh të gjithë duhet një listë e gjatë, sa mund të harrojmë ndonjë, pasi të gjithë me sytë nga kryqi i madh dhe Kisha e ringritur luten dhe kërkojnë një paqe, mirësi dhe harmoni.
Te Kisha ku punohej për ta inaguruar me 13 maj 2020 tregojnë se më pasionantët vinin përditë me familjet e tyre duke punuar falas. Dikush me gdhendje guri për të zëvëndësuar gurët e rrënuar dhe të hedhur nga tritoli i vitit 1967, të tjerë duke gërmuar për të shtruar udhën deri të kisha me gurë të latuar të zonës, por edhe specialistë që kontrollonin punimet në ngritjen e Kryqit të Madh, familjarë që luten në Kishë dhe që kthejnë sytë nga deti, ku në largësi imagjinata shkon në Sheshin San Pietro në Vatikan; fëmijë të vegjël dhe të rinjë që luajnë në barin e lendinave përballë kishës, një tjetër të çon të ish-shtëpia e murgeshave, por që akoma nuk është ringritur dhe ku duket guri që bluante kokrrat e kafesë (shiko foton) dhe më në fund Festa e Kishës me 13 maj, ku banorët, duke zbatuar rregullat e pandemisë do jenë në kishë dhe përreth në lëndina; pra kjo është kisha e datës 12 maj 2020 dhe e festës së nesërme. Kjo është pamja sot dhe nga nesër Kryqi rrezaton dritën dhe fjalën e Zotit (shiko fotot) .
Është një Kishë mrekulli, një Kryq gjigand që zor se ka në Ballkan këtë lartësi. Banorët e bënë të tyren, tani duhet që të mos vonojë pushteti vendor dhe ai qendror për të rregulluar udhën e ngjitjes, udhë e cila edhe kjo është bërë falë punës së vetë banorëve të Spiten dhe Prullit.
Duke kaluar nëpër lëndinat e Prullit, ku dukej deti dhe zona e Bregut të Matit, edhe qyteti Lezhës, takova banorë që po ngjiteshin për të riparë tokat, pronat e me dëshirën për tu rikthyer prapë aty, ku dikur ishte fshati i vjetër. Sejcili me një ide për ta kthyer në fshat turistik e ku natyrisht Kisha e vitit 1402 dhe Kryqi i Madh 15 metra, janë një udhërrëfyes edhe për turistët e huaj. Por Prulli njihet edhe për majorin e shkolluar në Vjenë të Austrisë, Preng Jaku e që për ca kohë ishte komandant i batalionit special të dalë nga qeveria e pas Kongresit të Lushnjës për vendosjen e Rendit Publik në Shqipëri. Gazeta “Shqiperia e Re” me 29 korrik 1923, shkruante:”Major Preng Jaku numërohej nji prej oficerve ma te mire shqiptar,atdhetar i flakte,ushtarak teper i guximte”. Dhe foto e majorit nga Prulli është shkrepur nga Marubi i famshëm (shiko foton)
Zbrita nga Prulli ku linda dhe u pagëzova, por me një nostalgji për fshatin poshtë, ku u rrita, në Spiten.
Ngado që rrotullon sytë Kryqi i Madh të mbërthen me madhështinë e tij. U ktheva në Tiranë, ku puna dhe jeta na solli, por mendjen atje ku linda e ku një komunitet banorësh japin leksion për harmoni e bashkëpunim për ta ndërtuar vetë jetën, sepse pushteti nuk e ka mendjen të njerëzit e për njerëzit, pasi edhe një kishë të vitit 1402 ministria e kulturës nuk e di se ku ndodhet!
Fotot të Kryqit të madh 15 metra të ndërtuar këto ditë nga banorët
Foto e Kishës nga brenda (maj 2020)
Foto e vendit ku bluhej kafja ( shekulli 15-të)
Foto e besimtarëve katolikë të zonës mbi rrënojat e kishës (pas vitit 1991)
Foto e kishës së rrënuar nga viti 1967
Në foto: Majori Preng Jaku, nga Prulli, komandant i Përgjithshëm i Batalionit Special Shqiptar (1921)
Banorët që kontribuan financiarisht dhe punuan falas më shumë se të tjerët:
Nr. | Emri Atesia Mbiemri |
1. | Adrian Gjeta |
2. | Agim Gjin Pali |
3. | Agostin Kolthi |
4. | Agron Kolthi |
5. | Agron Ded Jaku |
6. | Agustin Mella |
7. | Anton Kolthi |
8. | Anton Çakalli |
9. | Arban Dodaj |
10. | Arben Doçi |
11. | Arben Doda |
12. | Ardian Domi |
13. | Ardian Preçi |
14. | Ardian Mark Paci |
15. | Astrit Kolthi |
16. | Aurel Rama |
17. | Bardhok Pali |
18. | Bardhok Nikoll Kolthi |
19. | Bashkim Pergjoni |
20. | Besnik Pali |
21. | Besnik Doda |
22. | Besnik Zef Gjeta |
23. | Bled Doda |
24. | Daniel Tanush Perjaku |
25. | Ded Ndoka |
26. | Ded Mella |
27. | Ded Ndreca |
28. | Ded Ndue Toma |
29. | Dedin Doku |
30. | Dila Ndue Zefi |
31. | Edison Doda |
32. | Eduard Perjaku |
33. | Eduart Ndreca |
34. | Eduart Palaj |
35. | Emiljan Lesi |
36. | Emiljan Rama |
37. | Ergys Pali |
38. | Erion Pergjoni |
39. | Erjon Dodaj |
40. | Erjon Preng Pali |
41. | Fran Lesaj |
42. | Fran Zef Kolthi |
43. | Franko Gega |
44. | Fred Pepa |
45. | Gezim Marku |
46. | Gjelina Gjergj Pali |
47. | Gjergj Pali |
48. | Gjergj Dodaj |
49. | Gjergj Nikolli |
50. | Gjergj Preçi |
51. | Gjergj Prendi |
52. | Gjergj Nikolin Perkeqi |
53. | Gjin Preçi |
54. | Gjin Mark Pali |
55. | Gjok Doçi |
56. | Gjok Perjaku |
57. | Gjoke P………….. Ndue Gjini |
58. | Gjon Kolthi |
59. | Gjon Nekaj |
60. | Gjon Sula |
61. | Gjon Biba |
62. | Gjon Gjeçi |
63. | Gjon Perjaku |
64. | Gjon Pal Paci |
65. | Gjonarin Gjinaj |
66. | Jak Curi (Doda) |
67. | Kastriot Perjaku |
68. | Kastriot Pjeter Toma |
69. | Kevin Gega |
70. | Kol Perjaku |
71. | Kristian Lesi |
72. | Kujtim Kolthi |
73. | Kujtim Margjoni (shenkoll) |
74. | Lek Bushpepa (markatomaj) |
75. | Leonard Doku |
76. | Leonard Perjaku |
77. | Lezha konstruksion (vellezerit Gjetja) |
78. | Lin Lesi |
79. | Liza Ndue Deda |
80. | Llesh Paci |
81. | Llesh Lesi |
82. | Llesh Marku |
83. | Lon Rama |
84. | Loni Gjok Jaku |
85. | Lorenc Pal Perkeqi |
86. | Luigj Gjeta |
87. | Marçelin Ardian Pali |
88. | Marian Kola |
89. | Marjan Gjergj Perkeqi |
90. | Mark Perjaku |
91. | Mark Deda (Shenkoll) |
92. | Mark Pal Lesi |
93. | Marka Sula |
94. | Marka Gjini |
95. | Markelian Lesi |
96. | Martin Hyseni |
97. | Mikoll Gj……….. Lleshi |
98. | Mir Preçi |
99. | Mond Ded Marku |
100. | Nard Mella |
101. | Ndue Kolthi |
102. | Ndue Sula |
103. | Ndue Llesh Gjeta |
104. | Nik Gjeta |
105. | Nok Doku |
106. | Odise Kolthi |
107. | Pal Çupi |
108. | Pal Gega |
109. | Pal Gjeta |
110. | Pal Keqi |
111. | Pal Paci |
112. | Pal Perkeqi |
113. | Pal Lesi |
114. | Pal Gjeta |
115. | Pal Ndue Deda |
116. | Pashk Perjaku |
117. | Pashk Rama |
118. | Pashk Zef Prendi |
119. | Pashuk Gjok Perjaku |
120. | Pjeter Ndoka |
121. | Pjeter Toma |
122. | Pjeter Kolthi |
123. | Pjeter Lleshi |
124. | Pjeter Lesi |
125. | Pjeter Gjeta |
126. | Pjeter Zef Prendi |
127. | Pjeter Gjergj Lleshi |
128. | Pjeter Pal Pjetri |
129. | Pjeter Tom Zefi (Kolthi) |
130. | Prena Doda (me nxenesit e shkollës) |
131. | Prend Gjin Perkeqi |
132. | Preng Doda |
133. | Preng Noka |
134. | Preng Doku |
135. | Preng Llesh Pali |
136. | Preng Dode Pergjoni |
137. | Preng Mark Perjaku |
138. | Rin Perjaku |
139. | Sorella di sr.ema |
140. | Tom Gega |
141. | Tonin Gjonaj |
142. | Tonin Kolthi |
143. | Valentin Kola |
144. | Vasil Pergjoni |
145. | Viktor Perjaku |
146. | Viktor Lek Jaku |
147. | Vis Doda |
148. | Vladimir Gjonaj |
149. | Xhulio Ardian Pali |
150. | Zef Perkeqi |
151. | Zef Kolthi |
152. | Zef Perjaku |
153. | Zef Lesi |
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66