Jo vakt dreke, por kohë dreke
Vetëm boshnjakët myslimanë e përdorin fjalën arabe vakt dhe Fjalori i Gjuhë së sotme Shqipe.
Fjala arabe vakt shqip përkthehet kohë. Nuk ka kush qe i bind bashkëkombësit e mi përtej Drinit se kohës së drekës në gjuhën shqipe nuk i thuhet vakt dreke, sepse vakt arabisht dmth kohë. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe në mënyrë të çoroditur fjalën arabe vakt e ka futur në thesarin e shqipes, ndërsa e shpjegon me fjalën shqipe kohë. Pra Fjalori i ka çoroditur përkthyesit e filmave dhe gazetarët, të cilët në vend kohë dreke e thonë vakt dreke. Edhe më e çoroditur tingëllon kur thonë e hëngra një vakt, që shqip përkthehet e hëngra një kohë.
Asnjë shqiptar i Dardanisë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë medie nuk e përdor vakt dreke, vakti i drekës, por kohë dreke, koha e drekës.
Vetëm boshnjakët myslimanë e përdorin fjalën vakt ( serbo-boshnjakisht vakat) dhe Fjalori i Gjuhë së sotme Shqipe.
Përkthyes të medie shqiptare: Hiqeni këtë shprehi të çoroditur se e turpëruat vetën, sepse sajuesit e Fjalorit nuk i zë turpi.
Gani Mehmetaj
Komente:
Edmond Marleku
Respekt !!
Muhamet Musa
po te ishte vetem vakti po shka ti bajm qe ka edhe shum fjal tjera turko arabe qe po pertrihen nepermjet fes dhe mediave etj.
Pjeter Duka
Ne vend te fjales shqipe Zot, po na shkallon trurin nje e dy vetem fjala Allah….le urim elhamdyli mut’ha…etj.etj.
Fahri Xharra
“Vaktia” e bukes degjohet shpesh ne Tv
Rrahman Dragaj
Shkolla,shoku im,shkolla i ka fajet!
Afrim Musliu
Shumë ma vrajnë veshin kur përdoren fjalët e huaja, e jo fjalët tona të bukura shqipe.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66