Në fillim Isa kishte problem vetëm me votuesit e diasporës. Ai mendonte se pa ta LDK-ja do t’i fitonte zgjedhjet. Prandaj, ai donte që diaspora të mos kishte të drejtën e votës! Isa Mustafa nuk tregoi se a e kishte pyetur veten pse LDK-ja e kishte humbur diasporën, atë që dikur e kishte pasur të tërën pas vetes!
Tash Isa ka problem me qytetarët e Kosovës, përkatësisht me votuesit e LDK-së. Ai dëshiron të mohojë çfarëdo roli të tyre në përcaktimin e emrit për kryeministrin nga radhët e LDK-së. Isa po harron se në demokraci është vota e qytetarëve ajo që të ngarkon me pushtet dhe përgjegjësi. Isa po harron se qytetarët fyhen kur ti nuk e përfillë verdiktin e tyre dhe më nuk duan të të shohin me sy e lere më që të të votojnë.
Të gjithë e dinë se Avdullah Hoti nuk është i denjë për ta udhëhequr qeverinë, meqë ai është një emër që Isa për herë të dytë e nxjerr nga xhepi i tij. Isa nuk ka besim në askend tjetër në LDK pos në Avdullah Hotin, sepse nga të gjithë servilët tjerë Avdullahu është i vetmi që perulet deri në puthje këpucësh të zotërisë së tij. Isa nuk shkelë në dërrasë të kalbur. Sepse, atëherë as krruta nuk do t’i bënte punë.
Liri Loshi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66