IN MEMORIAM
Prof. Imer Jakupi (1949-2020)
Vajti në përtejbotë prof. Imer Jakupi, pa dyshim njëra nga shëmbëllturat më të ndritura e më të spikatura të arsimit shqiptar në Komunën e Sarajit (Shkup), njeriu më i përkushtuar dhe më besnik i shkollës dhe i dijes, që u dha dritë shumë breznive shqiptare, duke ua mësuar historinë si ta lexonin e kuptonin edhe në mes rreshtave.
Nganjëherë fati është ironi e poshtër, sepse të merr në mënyrën më shpërfillëse dhe më tinzare, madje gati edhe të padiktueshme.
Imer Jakupi meritonte çdo nderim e çdo përulje, por situata e krijuar e imponoi që ai të përcillej i vetmuar, thjesht vetëm nga familjarët e tij.
Tani e tutje do të na mungojë prania fizike e tij, por jo edhe zgjuarsia e tij, leximi ndryshe i historisë, bisedat për shkollën, politikën, diplomacinë, kauzën kombëtare, humori i pafund, kujtimet e bukura etj. Pa dyshim, ai do të mbetet në kujtesën tonë si intelektuali, arsimtari, veprimtari dhe njeriu më popullor i kësaj zone.
U prefsh në paqe, mësues e njeri i ndritur, Imer Jakupi!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66