IMERI BODEN, Poroj, Tetovë: Më shumë paqë, lumturi dhe begati në familjet e tyre!
Paqë, harmoni dhe dashuri, janë mesazhe që bashkojnë në këtë ditë të shënuar. Në këtë ditë të gëzuar dëshiroj që të nënvizoj faktin se, sa e rëndësishme është për të gjithë ne që përmes sakrificës, përmes punës, përmes angazhimit, përmes pastërtisë t’i falim më shumë dashuri dhe përkushtim vendit tonë të bukur. Zoti vendit tonë i ka dhënë gjithë bukuritë e merituara dhe ai tani meriton dashurinë tonë, respektin tonë, punën tonë, djersën tonë, përkushtimin tonë, për të marë atë që i takon dhe të gjithë shqiptarët për të gëzuar jo vetëm të drejtat që ju takojnë, por edhe standardet që i meritojnë.
Dhe Zoti çdo herë na shpërblen. Duke na bërë më të mirë; për veten, për tjetrin, për shoqërinë shqiptare! Duke na bërë më të fortë fizikisht, më të kthjellët në mendje, më të gatshëm për sfida të tjera edhe më të vështira, që i ka jeta, i ka ekzistenca. Jo dëshpërim, jo lëndim, jo brenga.
Gëzuar Fitër Bajramin! Të gjithë shqiptarët të kenë më shumë paqë, lumturi dhe begati në familjet e tyre!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66