Nga Danimarka vjen një ide shumë origjinale në prag të rifillimit të kampionateve pa praninë e tifozëve. Skuadra AGF, në prag të rinisjes së Superligës daneze në 29 maj, ka përgatitur një tribunë virtuale në stadiumin ku luan ndeshjet e saj.
Për ndeshjen ndaj Randers, do të instalohen ekrane gjigante ku do të shfaqen fytyrat e tifozëve të cilët do ta ndjekin ndeshjen të lidhur në Zoom.
Kështu, tifozët do të shohin dhe do të dëgjojnë, nëpërmjet ekraneve anës fushës dhe altoparlantëve në “Ceres Stadium”, mbështetjen e tifozëve të tyre.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66