Derisa jam në publik përballë protestave pas rrënimit të Teatrit në Tiranë, në rrugë gazetarie takova hoxhën e një katundi, diku në Fushë të Pollogut.
Foli për përfundimin e Ramazanit, pastaj foli dhe mbështeti rendin e Erdoganit, por foli edhe për teatrin në Tiranë, për rënimin e tij!
Tha se ishte mërzitur shumë për veprimin e politikës Rama, pamvarësisht raporteve të mira të tij me idhullin tim, Erdogan!Më hidhëron veprimi i tij, njëjtë sikurse të prishej një xhami, po xhanëm edhe sikur të prishej një kishë, ndjehem i zemëruar!
Hoxha vazhdoi bisedën, por gjatë bisedës së tij më tha: “Më duket se nuk më dëgjon me vëmendje, hap mëndjen se ka rëndësi kjo që të them” dhe vazhdoi…,
Njëri thotë një gjë, tjetri diçka tjetër, Berisha, Rama, Meta, pastaj Monika, lëmsh punët për një gjë që kërkon shumë bërthanka në kokë për të bërë opinione!
Opozitarët gjoja se po grinden përballë shtetit të fortë në duart e Ramës!
Këto grindje pak ju hynë në punë shqiptarëve, madje edhe protestat e kësaj natyre nuk ju lë përshtypje!
Nga kjo tollovi, unë nuk po shoh ndonjë vigjilencë të theksuar të artistëve me shpirtë dhe artistëve që bëjnë luftë për kafshatën e gojës!Ky dallim është shumë i theksuar ndër shqiptar!
Puna e teatrit iku, tani nëse dëshiron ndryshim të pushtetit së pari krijo besim të fortë te shqiptarët se, vërtetë seriozisht e ke nis rrugën me ndryshu pushtet në të mirë të miletit!Kështu, nëse nuk e ke bërë këtë, trus bythën e qëndro edhe për 100 vite të tjera në opozitë, tha hoxha i katundeve të Pollogut!
Shefqet MANI A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66