BDI me propozim masa të reja për rimëkëmbjen e ekonomisë!✅
Sot në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë u mbajt mbledhja e radhës e Sekretariatit për Ekonomi dhe Financa në të cilën u debatua dhe u hartua një set masash sociale dhe ekonomike në interes të rimëkëmbjes së gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve dhe sektorit privat si përgjigje ndaj pasojave të shkaktuara nga COVID 19.
▶️Masat e propozuara ofrojnë mbështetje për ekonominë me fokus kryesor – ruajtjen e vendeve të punës, ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe sigurinë shëndetësore dhe sociale për qytetarët, por edhe ndihmë për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo krizë.
▶️BDI mbetet në qëndrimin se nuk ka ulje të pagave në administratën publike, ndërsa për rritjen e konsumit ne propozojmë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët.
Mesazhi ynë kryesor është që rritja e shpenzimeve publike dhe private do të nxisë rritjen ekonomike.
▶️Për këtë qëllim, është e nevojshme që në këtë moment të përshpejtohet realizimi i të gjitha investimeve kapitale të planifikuara për vitin 2020. Propozimi i BDI-së në periudhën e ardhshme është që fokusi të jetë në realizimin e të gjitha projekteve të ndërtimit në pjesën e ndërtimit të shkollave, kopshteve, sallave sportive, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, përshpejtimin e ndërtimin e rrjetit të gazifikimit, investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, por edhe efikasitetin energjetik të objekteve.
▶️Sekretariati për Ekonomi dhe Financa (SEF) konstatoi se pakoja e parë dhe e dytë e ndihmës socio-ekonomike të Qeverisë, ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e vendeve të punës dhe ruajtjen e likuditetit të kompanive vendore.
SEF-i konsideron se tani është koha që Qeveria të del me pako të tretë për rimëkëmbje socio-ekonomike e cila do të fokusohet në stimulimin e konsumit privat duke targetuar qytetarin, kategoritë e rrezikuara sociale, biznesin dhe në veçanti ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Për të stimuluar ekonominë e brendshme, ne propozojmë masa për rritjen e prodhimit vendor, që do të realizohej duke inkurajuar qytetarët të blejnë produkte vendore, por edhe përmes mbështetjes financiare për të rritur prodhimin e produkteve bujqësore.
▶️BDI i propozon Qeveris set masash të reja për sektorët më të goditura siç janë: Turizmi, gastronomia, transporti, ndërmarrjet mikro dhe te vogla, zejtaret individual, por gjithashtu edhe stimulimin e ekonomisë digjitale.
▶️Sekretariati shqyrtoi edhe burimet e financimit të pakos së tretë të masave socio-ekonomike duke përfshirë rialokimin e mjeteve buxhetore dhe hua nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe emision të bonave të thesarit dhe eurobonde sipas nevojës.
▶️Këto janë vetëm disa nga masat të cilat sikurse edhe për pakon e parë dhe të dytë BDI ka përgatitur edhe për pakon e tretë socio-ekonomike e cila do t’i dorëzohet Qeverisë e që synojnë mbështetjen e ekonomisë së brendshme dhe mbështetjen e qytetarëve për të tejkaluar këtë periudhë.
▶️Me këto masa, ne krijojmë mundësi për një tejkalim të shpejtë të kësaj krize, me pasoja më të pakta për të gjithë ne!✅
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66