Edhe Presidenti Hashim paska dalë kundë PAN-it, dhe paska premtuar që nuk do të lejojë që vendi të bie në duar të gabuara. Paska thënë qashtu siç po thotë populli, se vendi nuk mund të udhëhiqet nga njerëz pa legjimitet qytetar.
“Çfardo vendimi të jetë (nga Gjykata Kushtetuese), unë do ta respektoj dhe do të marrë përgjëgjësitë e mia morale dhe kushtetuese. Presim me durim vendimin dhe askush askujt s’mund t’ia mohojë komentimin. S’mund ta lejoj vendin të mbetet në duar të gabuara, pa legjitimitet qytetar. Duhet të punoj për zgjidhje kushteutese dhe ligjore”, ka thënë Hashimi.
Hashimi po flet në vetën njëjës, sikur Kosova të jetë livadh i tij!
Shih ti kërcënimin e tij: “S’mund ta lejoj vendin të mbetet në duar të gabuara!” Thua se Kosova është pronë e tij private! Qishtu patën folur edhe Çaushkesku, Sadam Huseini, Sllobodan Millosheviçi dhe gjenerali suprem Muhamer Gadafi, por të gjithë e dimë se si përfunduan.
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66