Gazetarja Dasara Karaiskaj e ftuar në emisionin ‘Mes Yjesh’ u shpreh se shtëpitë publike duhen hapur.
Dasara u shpreh se këtë gjë e ka pohuar dhe më parë madje gjatë bisedës me gazetarin tregoi një histori që i ka ndodhur në shtetin gjerman. Atje gazetarja tregoi se njerëzit nuk e kishin aspak problem të qëndronin dhe jetonin afër këtyre shtëpive publike.
Më tej ajo tha se ‘e ka marrë fjala uratën’ duke nënkuptuar se ligji është duke u diskutuar në vend.
Pjese nga intervista:
Gazetari: Në këtë vend duhet të hapen urgjentisht shtëpitë publike!
Dasara Karaiskaj: Po, e kam thënë dhe më para këtë gjë. Më ka bërë përshtypje në vitin 2005, isha në Gjermani tek një miku im me të fejuarën e vetë, kishin shtëpinë në një ndërtesë ku banonin familjarë por kishte edhe shtëpi publike! Njerëzit atje i kanë të qarta gjërat, në qoftë se edhe ne do t’i kemi të qarta gjërat këtu, bordello është bordello dhe blloku nuk është bordello, atëherë po, ka nevojë që të hapen!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66