Në Itali situata e koronavirusit po vjen drejt normalizimit dhe tashmë po rikthehet edhe futbolli. Ekipet e Serisë A kanë nisur dje stërvitjet me masa të rrepta. Mes tyre kanë qenë edhe lojtarët e Juventusit ata kanë bërë rikthimin e shumëpritur në fushat e stërvitjes.
Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Leonardo Bonucci ishin në mesin e lojtarëve që kanë mbërritur në qendrën stërvitore, pasi skuadra doli nga izolimi nga koronavirusi.
Skuadrave të Serie A iu është dhënë drita e gjelbër për të filluar stërvitjet nga fillimi i kësaj jave, edhe pse ende nuk ka asnjë garanci nëse do të vazhdojë sezoni i ndërprerë, me qeverinë italiane që po përpiqet më shumë të merret me sëmundjen e COVID-19.
Derisa fati i sezonit ende nuk dihet, Juventus ka vendosur të nisë stërvitjet me lojtarët e tyre. Giorgio Chiellini ishte lojtari i parë që u pa duke hyrë në qendrën stërvitore, dhe pas tij erdhi Aaron Ramsey. Pas tyre, mbërriti edhe Leonardo Bonucci, mbrojtësi 33 vjeçar italian.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66