Justin Gaethje ka arritur ta mposhtë Tony Fergusonin pas pesë raundeve të luftuar shumë.
UFC 249 është mbajtur në Veterans Memorial Arena të Floridas, ku janë zhvilluar disa meçe mjaftë interesante, teksa më i miri ishte padyshim ai mes Gaethje dhe Ferguson.
31-vjeçari amerikan ka qenë në formë të lartë, teksa pas pesë raundeve ka arritur ta fitojë meçin.
Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC.
Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Në anën tjetër për Tony Ferguson i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur.
Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposhtë Khabib Nurmagomedovin.
Amerikani nuk ka frikë nga Khabib dhe këtë e ka thënë menjëherë në intervistën pas triumfit ndaj Ferguson.

“Unë mezi pres sfidën ndaj Khabib, të fitojë ose të humbas, nuk mendoj shumë pasi unë do të jap 100% nga vetja”, tha Gaethje pas meçit.
Meçi mes Gaethje dhe Nurmagomedov mund të zhvillohet brenda këtij viti, varësisht se si shkon situata me pandeminë Covid-19.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66