Një lajm i trishtë ka tronditur ditën e sotme futbollin italian. Ish-trajneri i njohur, Luixhi Simoni, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Ai ka qenë një figurë e shquar e futbollit italian, pasi ka drejtuar dhjetëra skuadra të njohura.
Si futbollist Simoni ka luajtur me Torinon, Breshian dhe Xhenoa, Juventusin, Napolin, etj.
Ndërsa si trajner, vitet më të arta i ka pasur me Interin, madje ku fitoi edhe Kupën UEFA në vitin 1998.
Legjenda italiane ka ndërruar jetë pikërisht në datën që përkon sot me 10 vjetorin e tripletës së Interit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66