Vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump ka zgjedhur që në ditën ndërkombëtarë të nënës, të urojë të ëmën përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Duke i shprehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen e saj, Ivanka e ka shoqëruar urimin, me disa nga fotot e rralla, ku shfaq të ëmën edhe në rininë e saj.

E kuruar në detaje, bjonde dhe super në formë, ish- gruaja e Donald Trump duket një ikonë bukurie.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha supermamat, veçanërisht për ato nëna që nuk kanë mundësi të përqafojnë fëmijët e tyre sot. Faleminderit që na dhatë jetë dhe dashuri. Mami, të mbush me puthje (virtualisht) dhe mirënjohje, sot dhe gjithmonë!”- shkruan Ivanka Trump në postimin e saj në rrjete sociale.

Ndërkohë presidenti Donald Trump prej kohësh është i martuar me partneren e tij bukuroshe, Melanie Trump, e cila tërheq vëmendjen e medieve me çdo dalje të saj publike.



Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66