Hapja e kufijve në zonën shengen do të nisë nga mesi i qershorit, ku pritet të fillojnë edhe fluturimet nga shtetet evropiane për në Kosovë e anasjelltas.
Më 15 qershor do të ketë fluturim nga Austria në Kosovë, sipas Ambasadës së Kosovës në Austri.
Ambasada e Kosovës në Austri, ka shkruar në Twitter, se më 15 qershor do të nisin fluturimet kompania austriake për në Prishtinë.
“Austrian Airlines nga 15 qershori 2020 fluturon për Prishtinë”, shkruan ambasada.
Ndërkaq, vet kompania ka shpërndarë një video udhëzuese, për rregullat që duhet të ndiqet dhe hapat që janë marrë për të mundësuar udhëtime të sigurta.
Kufijtë e Austrisë me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë do të rihapen plotësisht në 15 qershor, tha ministria e brendshme të shtunën.
Njoftimi pason një hap të koordinuar për të hequr plotësisht pengesat gjatë udhëtimit midis Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës nga 15 qershori. Kufizimet mbeten në vend për tranzitimin nga Italia.
“Qëllimi ynë është të kemi sa më shumë liri dhe sa më pak kufizime sa të jetë e nevojshme,” thanë ministrat e brendshëm, të jashtëm dhe të Europës në një deklaratë të përbashkët. “Këto lehtësime krijojnë pak më shumë normalitet për njerëzit në rajonin kufitar.
Bashkimi Europian të mërkurën shtyu rihapjen e kufijtë të brendshëm por rekomandoi që kufijtë e jashtëm të Europës të mbeten të mbyllura për shumicën e udhëtimeve të paktën deri në mes të qershorit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66