2020 do të mbahet mend gjatë si një vit i pazakontë në shumë aspekte. Koronavirusi ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe ka prekur ndjeshëm edhe industrinë e futbollit. Në muajin shtator FIFA ishte përgatitur për të vlerësuar më të mirët e vitit në futboll me çmimet “The Best”, por qeveria më e lartë e futbollit botëror, ka anuluar këtë ceremoninë gala.
Këtë vit është marrë vendimi për të mos akorduar çmimin “Lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA”. Ceremonia vjetore nuk do të mbahet për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia.
Sipas së përditshmes spanjolle “MARCA” ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ishte parashikuar të mbahej në muajin shtator. Tashmë ky vlerësim individual nuk do të jepet, si një lloj mase për të ndalur përhapjen e virusit.
Ky vendim vjen në një kohë ku shumë prej kampionateve europiane kanë mbyllur sezonin dhe shumë të tjerë ende nuk kanë vendosur për të rifilluar, një ndryshim tërësisht i kuptueshëm.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66