Braktisja nga fëmijët është një nga gjërat më të dhimbshme që mund të përjetojë një prind kur arrin në moshë të thyer.
E tillë është historia e trishtë e të moshuarit Hysen Tuga, të cilin e kanë braktisur fëmijët e tij dhe i kanë marrë pasurinë që kishte grumbulluar ndër vite.
Ai jetoni vetëm në një dhomë të vogël, vetëm disa metra katror, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt përkeqësimit, pasi askush nuk kujdeset për të.
I moshuari tregoi për Fax News se pak ditë më parë ka kaluar edhe trompozën, por pavarësisht kësaj askush nuk është gjendur pranë tij për ta ndihmuar.
Drama bëhet akoma më e madhe për të moshuarin, pasi përveç fëmijëve, ai është lënë në mëshirë të fatit edhe nga shteti.
Ai i ka bërë thirrje shtetit që ta ndihmojë, pasi askush tjetër s’i ka ofruar ndihmë.
Mes lotësh, i moshuari shprehet:
Mi kanë marrë me pare, me plaçka, të gjitha mi kanë vjedhur, jam pa asgjë. Jam pa hëngër bukë, fëmijët janë në Itali, por nuk bëhen me jetë, nuk e di se kush më ka sjellë këtu, jetoj vetëm. Pres nga shteti, se nuk ka kush të më ndihmojë tjetër, nuk e di as janë apo nuk janë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66