Mësuesi nga Tetova, nuk përfundoi vitin shkollor 1951/52
Dijetari Pjetër Mëshkalla nga Shqypënia, dikur moti kishte lakuar një mendim të tij filosofik, ku pos tjerash, duket kësisoj: “Nuk më ka shty me ju shkrue shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”.., miku im i dashur! që unë do e ndërtoj këtë përkuj-tim, më ka shtye një e vërtetë jonë e heshtur, një histori e nëpërkëmbur dhe paksa e harruar, një “borxh” imi i palarë, një “mesele” që llafos rebelizmin e mësuesve të moteve pesëdhjetë! Kësaj radhe, do shkruaj për çunin e Axhës Selman, të tetovarit të vjetër, për njeriun të cilin prindërit e tij e quanin Gani, Gani Luma! Ai që e ushqente misionin prej mësuesi, në shkollën e “lirisë së munguar” të Tetovës.., dhe në pasditën e 6 majit të vitit të vitit 1952, pikërisht në ditën e ‘Shën Gjergjit’, dy inspektorë të UDB-ës, me grada të larta, futen në mësonjëtoren e tij dhe para syve të nxënësve, e njxerrin me dhunë jashtë.., mësuesi që kur “iku” nga aty, nxënësve, u përcolli një buzëqeshje paksa të fshehur dhe me “trishtim”. Kohë më pas, e dënuan me shtatë vjet burg të rëndë. Dy vjet i kaloi në qelitë e “Idriz-bej-ovës”, dhe pesë të tjerët i “harxhoi” duke thyer gurin e bardhë të “Petrova Rupës”, mu pranë ishullit të “Shën Gërgurit!” edhe ky njeri, ishte shumë i pasur, sa që me atë pagën prej mësuesi, çunin e tij e bëri mjek. shpesh ia donte xhani të këndoj shtruar, refrenet e këngës së “Mine Pezës!”
ps
Faleminderit Tetovë! Faleminderit mësues i dashur, për kontributin tënd të çmuar, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!.
Fadil LUSHI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66