FALEMINDERIT PRESHEVË!
Miku i dashur! Para se ta ndërtojmë këtë përkujtim, dua t’ua rikujtoj një proverb të arvanitasve, ku pos tjerash thotë: “Të bësh një kurorë dafinash, është gjë e lehtë. Të meritosh një kurorë me dafina, është shumë e vështirë”. Dhe një të tillë dafinë prej kurore, dikur moti e meritoi mësuesja Mysherefe Sadullau, nga Presheva. Ata që e njihnin nga afër, thonin se ishte e bija axhës Rexhep! Mësuesja, normalen e famshme e krye në Shkup, vitin shkollor 1955/56. Fillimisht punoi në vendlindje dhe më vonë u vendos në Tearcë, ku edhe dha kontributin e saj të çmuar, në shkrim këndim, në çrënjosjen e analfabetizmit dhe në zhvillimin e gjeografisë së arsimit fillor shqip, këtejpari! Ajo gjatë punës së saj, me shumë familje u familjarizua.., le të më thotë njeri, se kush nuk ka hise në damarin a në gjendjen shpirtërore të mësueses në fjalë.., kush nuk ka hise në gëzimet dhe sukseset e saj.., le të më thotë njeri, a mos vallë mësuesja, nuk meritoi diç më tepër…, diç më shumë se ky përkujtim! Tekefundit, komentet profesionale që i bëhen punës së saj fisnike, humane, emancipuese, po edhe altruiste, nuk janë subjektive, përkundrazi për bazë kanë kontributin me vlerë, dhënë shkollës shqipe gjegjësisht, ndërtimit të tërësisë së shkronjave të dala nga Kongresi i Manastirit! Për këtë arsye, “Kujtimi ndaj mësueses, nuk guxon të jetë i shtrirë si një statujë e ngurosur dhe e rrëzuar, a si një fosil i përjetshëm”!
PS
Faleminderit Preshevë! Faleminderit mësuese Mysherefe, për kontributin tuaj të çmuar karshi zhvillimit të arsimit shqip!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66