Miku im i dashur!
Dikur moti, kur analfabetizmi ishte ulur a shtruar me këmbë të kryqëzuara nën vete, gjithandej hapësirave të Shqypënisë londineze, dhe në veçanti në Tetovën e stërgjyshërve tonë, shumë armiq, me pa të drejtë ndërtuan mendimin e tyre të gabuar dhe të pambështetur, karshi gjithçkaje të vjetruar a të prapambetur këtejpari në kasabanë time.., edhe përtej patetizmit tonë, do themi se asokohe Tetova, dhe shumë qytete tjera shqiptare, dukeshin krejt ndryshe (njësoj si në imazhin e mëposhtëm.., me shumë dishepuj besnik!)..,
Faleminderit mësueseve dhe mësuesve nga Kumanova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe në veçanti nga nënë Shqypënia, që kur erdhën në Tetovën time të “prapambetur”, me përkushtim dhe me shumë dashuri mbollën farën e dijes!
(Ferhan Mertol nga Stanbolli:.., fotografia ne Shkollen “Liria”-Tetove, pas vıtit 1950. Rrreshti ipare nga e majta: prap Z.Muharemi, Fatbardha Çaushi-Sylejmani, Mesuesja nga Shqiperija, Sanije Halili-Muedini, Drejtori Qemalidin Hajrullau, ?, Subije Palloshi, Hyrreme Hajrullau-Tresi, Abduraman Tresi; Rreshti dyte: Riza Sylejmani, Memetali Ymeri, Sheref Kazazi, Sejfulla Hyseini, Shefqet Sylejmani, Seitjashar Musai, ?, Gani Luma, Abdylvehap Lushi, Abdulla Bukla (?), Abdulla Adilçe, Syreja Kazazi..)
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66