Faleminderit Kosovë!
Vëlla i dashur! Dikur moti, kur merrja leksione nga pedagogjia, në Universitetin e Prishtinës, çdo ditë, takoja një njeri, një humanist, një altruist, një akademik, një pedagog, një.., thonin se ishte nga Gjakova. Na ligjëronte sociologjinë e përgjithshme. E quanin Fehmi me mbiemër Agani! Ishte profesori ynë më i dashur!…, profesori i cili, gëzonte respektin e të gjithëve. Sikur studentët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Lugina, i kishte për “xhan”, jo pse ne, asokohe ishim pak në numër, jo se “ishim” më pak të “dijshëm”, jo se “ishim” më pak “gojëtar, jo se ishim më të “pashëm”.., jo se ishim më të.., por pse.., ishte i shqetësuar me të vërtetën tonë, këtej “gardhit”.., sikur donte të bëhet “hisedar” në shqetësimet tona.., sikur e dinte, se ne studentët nga Maqedonia, Lugina dhe Mali i Zi, nuk kishim “gurët e mullirit, mullisin, miellin dhe ujin e mullirit”.., ai e dinte, se ne studentët që shkonim në Prishtinë, nuk e kishim atë që e kishte kryeqendra e Kosovës.., ai e dinte fare mirë, se ne këtejpari, jetonim me “qira”, në shtëpiat tona denbabaden.., ai e dinte fare mirë, se ne nuk “kishim detin, as lumin e as kështjellën” që kishte Kosova.., ai e dinte fare mirë, se sa ne e donim lirinë e Kosovës.., ani se, ne nuk e kishim një të tillë.., ai bënte kujdesin atëror, ai sikur bënte kujdes që ne këtej “gardhit” , të mos ndihemi si “fëmijë të njerkës, ani se, ne, nuk ishim të njerkës!”.., ai e dinte fare mirë se, e gjithë kjo, “nuk ishte njësoj, edhe përtej dëshirës së tij për të (mos) qenë ndryshe!” Dhe ditën kur “iku” nga ne, dhe nga..,!
ps
Profesor i dashur! Do më ndjesh, nëse unë shkrojta pak për ty, për Gjakovën tënde, për katedrën tënde dhe për Universitetin e Prishtinës!
Profesor Fehmi Agani! Më lejo të të them, të faleminderit!
Fadil LUSHI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66