Paja e gocës nga Korça!
Miku im i dashur! Sa herë që dua të bëj identifikimin e njerëzve, të cilët dikur moti, mësuesinë e kishin mision, aq më shumë më shkon mendja te gocat e Elbasanit, të Korçës dhe qyteteve tjera të Shqypënisë londineze, aq më tepër, më shkon “fiqiri”, te historitë e tyre të moçme, te historitë e tyre gazmore dhe mbi të gjitha, te historitë e tyre të lavdishme dhe po aq të “çuditshme!” Kësaj radhe, arsyeja “mu ndal” te një mësuese prej normalisti, tek mësuesja Fatbardhë, e cila në vitet e dyzeta, bashkë me babain e saj, Sali Çaushin nga Korça (i cili në atë kohë, ishte drejtor i progjimnazit, “Hoxha Tahsin”), kishte “degdisur” në Tetovë, me detyrë që të merrej me edukimin dhe arsimimin e çunave dhe çupëlinave të Tetovës dhe përreth saj.., në vitin 1942, ajo ishte ngarkuar ta udhëhiqte klasën: i/b-me gjithsej katërdhjetë nxënës. asokohe, qe martuar me mësuesin Abdullah Sulejmanin, me njeriun i cili te shkolla fillore “Liria”, mësonte fëmijët e lagjes sime. E veçanta e mësueses Fatbardhë Çaushi Sulejmani, ishte, se, në arkën e pajës së nusërisë, nuk kishte asgjë send, përveç abetareve të gjuhës shqipe.., dhe në motin 1956, kur migroi për në Turqi, të gjitha librat fillestar, ku mësohet shkrimi dhe këndimi në shqip, ua dhuroi miqve të shtrenjtë!
ps
Faleminderit Korça! Faleminderit mësuese e dashur Fatbardhë! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!
(Ky imazh e mësueses Fatbardhë, është ndërtuar vitin 1942, te shkolla fillore “Tajar Tetova”, në Tetovë. Këtë figurë të riprodhuar, ma dërgoi miku im, Ferhan Mertoli nga Stanbolli)
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66