Eh, ç’më ka marrë malli, për mësuesin prej normalisti!
Sot e gjithë ditën e perëndisë, këtej afër nesh, lakohet një shprehje proverbiale, ku pos tjerash thotë: “Po edukove një mashkull, ke edukuar një individ.., po edukove një femër, ke edukuar një shoqëri!”.., dhe pikërisht kjo thënie, shumë kohë më herët ishte ngulitur në fiqirin e mikut tim të burgut, thënie kjo, që kishte zënë vend në mendjen e kolegut tim, Ibrahim Ibrahimi, në kujtesën dëgjimore të mësuesit prej normalisti, në mbajmendjen e njeriut, i cili për plotë dyzet e pesë mote, gjithandej bëri mësuesinë.., një baba a një prind, me një pagë prej edukatori, edukoi dhe arsimoi gjashtë gocat e tij: njëra motër medicinale, katër të tjera mësuese të dalluara dhe njëra, doktor e shkencave matematikore! Ehe, sa i pasur ishte ky njeri i urtë! Dhe sot, që ne jetojmë në këtë rrëmujë të madhe, do them: nuk më dhimbset fiziku i mësuesit, përkundrazi më dhimbset autoriteti dhe dinjiteti i tij i nëpërkëmbur!
Ibrahim i dashur! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!
ps
(“Nëse edukon 6 vajza, ke ndezur 6 drita të dijes që do ndriçojnë tek shumë gjenerata”), tha Flamurja, e bija e Ibrahimit!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66