Vendimi i qeverisë për anulimin e dasmave ka ngjallur debat tek artistët shqiptarë, shkruan GazetaBlic.Fillimisht ishte Labinot Tahiri ai i cili nuk u pajtua me këtë gjë, ku madje tha që nëse nuk ndryshon diçka do të organizonte proteste e kjo gjë u përkrah nga një pjesë e kolegëve, por u kritikua ashpër nga një pjesë tjetër.Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila e sheh komplet qasjen si të gabuar. Sipas LLalloshit duhet të formohet një shoqatë e cila duhet të mbrojë të drejtat e artistëve.
Postimi i plotë:Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegeve tē mij, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performaca e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, darsma, e tubime të ndryshme por edhe e drejta jonë autoriale.
Une konsideroj se komplet qasja është e gabuar!
Duhet te fillohet nga organizimi i mirfillt, mbrenda për mbrenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa kryenveti ose personale.
Prej nga fillimi i karieres sime, ku jan 25 vite, ndëgjoj se të paktën do të formohet një shoqate, e cila do ti mbronte dhe do te zbatonte te drejtat e tona arstisike.
Në 5 vitet e fundit unë jam anëtare e rregullt me kontratë në platformën Premier Songs. Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play.
Jame komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore.
Kjo më ka ndihmuar shumë , në rradhe të parë sa i perket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në kete industri.
Është hapi i parë dhe i vetem, sipas ligjit mbi te drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij ne praktikë.
Pra mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike!
Ka shumë për t’u thënë, dhe në mënyrë apsolute nuk dua të ofendoj ose minimizoj punën dhe mendimin, cili do qoftë nga kolegët e mijë, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto “shqetësime” të ngritura, në te ardhmën e afërt nuk do të REALIZOHEN.
Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe efektive është kontrata me Premier Songs…
Ju faleminderit!
Me respekt Edona Llalloshi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66