Edhe ti mësuese, “ike” nga ne!
Poetët thonë, të vargëtosh për gruan, për motrën, për nënën dhe në veçanti për mësuesen, është punë paksa e mundimshme! Që unë nuk jam vjershëtor, do të bëj përpjekje të ndërtoj një përkujtim të shkurtër për gocën e lagjes sonë, për një mësuese të dalluar prej normaliste, për Sadberen, për caucën e madhe, të poetit Abdylazis Islamit, poeti, që shkroi për fëmijë!.., për Sadberen, që për kushedi sa vite shkollore, çunave dhe çupëlinave të shkollës së Shemshovës, ua mësoi shkrim këndimin, për mësuesen Sadbere, e cila për kushedi sa vite shkollore, nxënësve të shkollës së Naimit nga Frashëri, u mbolli dashurinë.., atë farën e dijes.., për kushedi sa mote, kalamajve u dhuroi buzëqeshjen e saj të çiltër, për kushedi sa pranvera, i humanizoi dhe i emancipoi hapësirat ku veproi. E veçanta e kësaj mësueseje, ishte se, në shkollën ku punonte, pareshtur u ndihmonte fillestarëve në punë me ditar!
PS
“U shkriva para gjeneratave sypranvere’. Dhe jetova e u treta mu si meteore. Sikur të kisha lindur edhe disa herë, përsëri ditarin do ta merrja në dorë!
Këndoi, Abdylazis Islami (Dedikuar, bijës Sadbere!)
Fadil LUSHI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66