Një djalë autik nëntë vjeç nga Florida, i cili u rrëmbye nga makina e nënës së tij nga dy burra që kërkonin drogë, u gjet i vdekur në një liqen këtë mëngjes.
Autoritetet në Miami konfirmuan ditën e sotme se, trupi i zbuluar duke lundruar në një liqen në zonën e SW 62 Street ishte ai i Alejandro Ripley.
Departamenti i zbatimit të ligjit në Florida, natën e së enjtes lëshoi një alarm për Alejandro, i cili ishte rrëmbyer, por sot u anulua,pasi fëmija u gjet i vdekur.
Deri më tani, nuk janë njoftuar arrestime në lidhje me rrëmbimin dhe vdekjen e djalit.
Alejandro u tërhoq nga makina e nënës së tij nga dy burra të veshur me të zeza që drejtonin një makinë të kaltër me dy dyer.
47-vjeçarja Patricia Ripley, ishte duke ecur me makinë në zonën Hammocks të qytetit, kur ajo vuri re një makinë duke e ndjekur pas saj.
Pas pak, automjeti e detyroi gruan të dalë nga rruga dhe u përplas me makinën e saj për ta bllokuar.
Një pasagjer mashkull më pas doli nga automjeti i tij, iu afrua Ripley dhe i kërkoi drogë, dhe pasi ajo mohoi të kishte diçka të tillë, banditi rrëmbeu celularin e saj dhe nxori djalin nga automjeti.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66