Angela Schlegel, një aktore nga Londra, teksa po trajtohej për koronavirus, u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të zemrës.
Ajo shfaqi simptomat e para të koronavirusit kur ishte në shtëpi, dhe u shtrua në spital në Royal Brompton Hospital të Londrës 11 ditë më vonë.
Gjatë trajtimit të saj, mjekët kuptuan se zemra e saj nuk po funksiononte siç duhet.
Ajo u shpreh:
Koronavirusi për pak desh më vrau, por nga ana tjetër më shpëtoi jetën.
Skanimet zbuluan një grumbullim të lëngjeve rreth mushkërive dhe zemrës së saj, dhe mjekët e diagnostikuan atë me një sëmundje inflamatore e enëve të gjakut me madhësi të vogla dhe të mesme që mund të ndikojnë në mushkëri, lëkurë, zemër, veshkë, nerva dhe organe të tjera të brendshme.
Ajo kaloi 5 javë e shtruar në spital, derisa u rikuperua plotësisht.
Burimi:Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66