Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij ndërsa mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Brigada e 17-të Sulmuese”.
Burime për ‘BalkanWeb’ informojnë se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është vetëvarur, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Momentalisht policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66