Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Jaupas të Poliçanit në Skrapar, ku një person është është vrarë nga bashkëfshatari i tij.
Raportohet se 73-vjeçari, Ramadan Çela është goditur për vdekje me thikë nga bashkëfshatari i tij, 43-vjeçari Hamza Çela.
Mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori është vënë në pranga.
Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por paraprakisht raportohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66