
Sulmuesi i madrilenëve, Karim Benzema ka realizuar vetëm 19 gola deri më tani. Skuadra e Zidane kërkon të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos, teksa asnjë deri më tani nuk ka mundur as t’i afrohet shifrave të tij.
Bale ka shënuar vetëm 3 gola, ndërkohë që Luka Jovic i afruar verën e kaluar, gjeti vetëm dy herë rrugën e rrjetës. Më shumë se ata të dy ka shënuar Sergio Ramos me 7 gola deri më tani, 5 prej të cilëve me 11-metërsh.
Eden Hazard, i ardhur me shumë bujë verën e kaluar, ka vuajtur një seri të gjatë dëmtimesh, duke e dërguar vetëm 1 herë topin në rrjetë. Në total sulmuesit e Los Blancos kanë shënuar 40 gola, po aq sa ka shënuar i vetëm Haaland. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66