Timo Werner kërkon të largohet nga Leipzig dhe Bundesliga gjermane në fund të sezonit për të provuar një eksperiencë në një tjetër kampionat, ndërsa favoritë për shërbimet e 24-vjeçarit janë Interi dhe Liverpooli.
Zikaltrit kanë nisur prej kohësh negociatat me menaxherët e sulmuesit dhe kanë tashmë një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare, por lëvizja do të bëhet vetëm nëse Barcelona do të kënaqë dëshirat e milanezëve, për të marrë në “Camp Nou” Lautaro Martinezin.
Nga ana tjetër, në “Anfield Road” është Jurgen Klopp që e kërkon me ngulm yllin gjerman dhe është investuar edhe vetë personalisht për ta bindur t’u bashkohet kampionëve të Europës, pasi bëhet fjalë për një sulmues që përshtatet mirë në disa pozicione të repartit të avancuar.
Megjithatë sipas mediave gjermane favoritë për të marrë shërbimet e Timo Werner janë zikaltrit e Interit, pasi me Conten gjermani do të kishte një vend të sigurt si titullar dhe për më tepër do të luante si sulmues i dytë në krah të Lukakut, një skemë që 24-vjeçari e preferon së tepërmi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66