Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë të shqetësuar, pasi vetëm 24 orët e fundit në të gjithë botën kanë rezultuar me Covid-19, 106 mijë persona. Më tej ata kanë theksuar se ndërkohë që vendet e pasura po lehtësojnë masat nga shpërthimi i pandemisë, në vendet e varfra, numrat e të prekurve po rriten gjithnjë e më shumë.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha:
Kemi ende një rrugë të gjatë përpara për sa i përket shpëtimit nga pandemia. Ne jemi të shqetësuar për rastet e reja në vendet që nuk kanë të ardhura të larta.
Gjithashtu edhe drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH, Mike Ryan, është i shqetësuar, pasi thotë se shpejt do të kemi 5 milion të prekur në të gjithë botën.
Duke anashkaluar çdo deklaratë akuzuese për organizatë, madje dhe ato të Presidentit Donald Trump, Ryan tha:
Preferoj që tani për tani, të përqendrohemi tek reagimi urgjent, tek kontrolli i epidemisë, tek zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinave, tek përmirësimi i mbikëqyrjes sonë, shpëtimit të jetëve dhe shpërndarjes së mjeteve mbrojtëse thelbësore për punonjësit e shërbimit mjekësor, apo tek zvogëlimi i ndikimit të sëmundjes tek refugjatët.
Më tej Tedros shtoi se prej kohësh po kërkonte burimeve për financimin e OBSH-së, duke thënë se buxheti prej 2.3 miliardë dollarë i organizatës është shumë i vogël. Sipas tij buxheti i OBSH-së është sa një buxheti i një spitali të vogël në një vend të pasur.
Burimi: BBC| Përktheu dhe Përshtati JOQ-Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66