Një lajm i dhimbshëm vjen nga Anglia, teksa Christian Mbulu mbrojtësi i cili aktivizohej me skuadrën e Morecambe në League Two, ka humbur jetën. 23-vjeçari u gjend i vdekur në mënyrë të papritur në shtëpinë e tij në Preston mbrëmjen e të martës.
Vdekja e tij ka qenë natyrale dhe nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë apo goditur nga ndonjë person tjetër.
Mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Millwall, Motherwell, Braintree dhe Brentwood, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66