Aktuale
Popujt ballkanikë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në paqe, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë
Mosmarrëveshjet aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, të popujve dhe qeverive të këtyre dy shteteve fqinje, në lidhje me gjuhët dhe figurat historike janë thellësisht politike dhe joparimore.
Pse duhet të kacafyten dy popuj dhe dy shtete fqinje për një figurë historike si Goce Dellçevi*, birin e shqiptares Sulltana Nurxhiu?!
Emri i revolucionarit dhe heroit ka qenë: Goce, Goc-i (sipas kishës dhe historisë bullgare dhe historisë maqedonase: Gjorgji (Ѓорѓи);
Emri i nënës së tij: Sulltana Nurxhiu (Султана Нурџиева Делчева);
Emri i babës: Nikollë Dhimitri (Никола Димитров Делчев);
Emrat e motarave: Rusha (Руша), Cuca (Цоца), Tina (Тина), Lika (Лика, Велика) dhe Elena (Елена);
Emrat е vëllezërve: Nga 4 djemtë e kësaj familje, përmendet vetëm emri i Gocit-Goces (Ѓорѓи), dhe Micit (Димитар), ndërsa emrat e vërtetë, jo sipas kishës bullgare, të vëllezërve të tjerë, Mili dhe Krista (Милан и Христо) nuk përmenden fare.
***
Dy fjalë për rrënjët shqiptare të familjes së Goce Dellçevit
Sidomos gjatë dy viteve të fundit është ngritur shumë pluhur nga disa qarqe politike dhe shkencore bullgare dhe maqedonase në lidhje me figurën e revolucionarit Goce Dellçev, se cilit shtet, përkatësisht historisë së cilit popull i takon ai, kështu duke krijuar artificialisht pengesa për realizimin e plotë të Marrëveshjes për bashkëpunim, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017 mes qeverive të këtyre dy shteteve fqinje, por edhe pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore, sidomos në BE, meqë anëtarësimi i këtij shteti në NATO është akt gati i kryer!
Goce Dellevi me idetë dhe pikëpamjet e tij i kalon kornizat e ngushta që ia kanë krijuar me pa të drejtë figurës së tij historiografia bullgare dhe ajo maqedonse deri më sot. Në disa aspekte, me idetë dhe pikëpamjet e tij, por edhe përnga prejardhja e familjes së tij, ai i takon historisë së rajonit ballkanik dhe më gjerë, jo vetëm popullit bullgar dhe atij maqedonas, por edhe shqiptarëve, vllehëve dhe të tjerëve.
I lindur dhe rritur në gjysmën e dytë të shek. XIX, në Vilajetin e Salanikut të Perandorisë Osmane, në rininë e tij u frymëzua dhe brumos nga idetë e revolucionarëve bullgarë, Vasil Levski dhe Hristo Botev, të cilët parashikonin krijimin e një shteti bullgar me barazi etnike dhe fetare, si pjesë e një Federate Ballkanike në të ardhmen. Por, Goce Dellçevi nuk ka mundur të jetë ideolog i ndonjë lëvizje të gjerë politike dhe ushtarake, revolucionare dhe çlirimtare, sepse ka jetuar shumë shkurtë, gjithsej afër 30 vjet. Ai ka qenë vetëm pasues i ideve dhe idealeve të Vasil Levskit dhe Hristo Botevit, dy udhëheqësve bullgarë të lëvizjes revolucionare për çlirim nga Perandoria Osmane, të bullgarëve dhe popujve të shtypur të rajonit. Ai nuk ka mundur të jetë ideolog dhe të madhërohet kaq shumë figura e tij edhe për faktin se ka qenë i implikuar (ndoshta me fajin e të tjerëve) në shumë afera, të cilësuara si kriminale dhe johumane, si plaçkitje, reketim, kidnapime, dhunë e terror mbi shumë individë dhe popullsinë e pafajshme në disa vendbanime të Maqedonisë dhe jo vetëm.
Thënia e famshme e Goces ka qenë: “Unë botën e kuptoj si fushë për garë kulturore mes popujve”. Kjo për kohën ka qenë një ide tepër përparimtare. Por, në këtë garë siç predikoi ai, cila është fusha, hapësira e lirë që këta dy popuj, bullgarët dhe maqedonasit ua kanë lënë të lirë popujve të tjerë me të cilët kanë bashëjetuar ndër shekuj në këto hapësira, përveç realizimit të interesave të tyre të ngushta nacionale në këto dy shtete, sidomos në Maqedoninë Veriore?!
* * *
PROCESI I INTEGRIMIT NË STRUKTURAT EUROATLANTIKE I SHTETEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (ILIRIKUT), ME KËTË EDHE ANËTARËSIMI I MAQEDONISË VERIORE, SHQIPËRISË* DHE KOSOVËS NË NATO DHE BE, NUK KANË ALTERNATIVË!
Në këto procese, politika duhet të çlirohet nga ndikimet dhe pengesat artificiale të ngritura nga qarqet shoviniste të shteteve të rajonit, në emër kinse të shkencës apo intersit më të madh shtetëror, siç e kanë interpretuar pushtetet këtyre shteteve në të kaluarën, mbi logjikën e forcës.
Republika e Maqedonisë Veriore, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë (17 qershor 2018), për zgjidhjen e kontestit për ndryshimin e emrit të shtetit, si dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë (1 gusht 2017), me nënshkrimin e të cilave Maqedonisë Veriore iu hapën rrugët e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe e integrimeve euroatlantike, anëtarësimi në NATO dhe BE, prandaj, ky shtet nuk ka asnjë arsy të mos shikojë përpara në perspektivën evropiane të tij, pavarësisht nga pengesat dhe mënyrën e interpretimit të historisë (ngjarjeve dhe personaliteteve) nga shtetet e saj fqinje.
Asgjë nuk përfundon këtu dhe me kaq. Historia dhe shkencat tjera ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit për të kaluarën e popujve dhe të shteteve të këtij rajoni, për ngjarjet dhe personalitetet nga periudhat e ndryshme historike, nga antika deri në ditët e sotme, sidomos për disa nga figurat historike të kontestuara me përkatësinë etnike të tyre mes popujve dhe shteteve fqinje të këtij rajoni, si të Lekës së Madh (Aleksandrit të Madh të Maqedonisë antike), mes grekëve dhe maqedonasve të sotëm, si dhe të Goce Dellçevit, mes bullgarëve dhe maqedonasve.
I
Si do ta zgjidhin problemin e ngritur artificialisht mes palës bullgare dhe maqedonase, se kujt i takon Goce Dellçevi, ndërkohë që nuk thonë asgjë për prejardhja e familjes së tij se ka rrënjë shqiptare!
Për historinë e qytetit të tij të lidjes, të katundit të nënën së tij, emrat personal të nënës dhe të atit, të 5 motrave dhe 4 vëllezërve të Goce Dellçevit, asgjë nuk thuhet, edhe pse ata kanë mbajtur emra tipik shqiptarë.
Emri i revolucionarit dhe heroit ka qenë: Goce, Goc-i (sipas kishës dhe historisë bullgare dhe historisë maqedonase: Gjorgji (Ѓорѓи);
Emri i nënës së tij: Sulltana Nurxhiu (Султана Нурџиева Делчева);
Emri i babës: Nikollë Dhimitri (Никола Димитров Делчев);
Emrat e motarave: Rusha (Руша), Cuca (Цоца), Tina (Тина), Lika (Лика, Велика) dhe Elena (Елена);
Emrat е vëllezërve: Nga 4 djemtë e kësaj familje, përmendet vetëm emri i Gocit-Goces (Ѓорѓи), dhe Micit (Димитар), ndërsa emrat e vërtetë, jo sipas kishës bullgare, të vëllezërve të tjerë, Milanit dhe Kristos (Милан и Христо) nuk përmenden fare.
II
Procesi i integrimit të Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE duhet të jetë i panegocueshëm, pavarësisht nga pengesat formale dhe joformale, nga interpretimi ndryshe i historisë, i ngjarjeve edhe peronaliteteve të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në të kaluarën e këtyre dy popujve dhe popujve të tjerë të rajonit.
Sa mund të jenë përmbajtjesore dhe shkencore bisedimet mes palës bullgare dhe asaj maqedonase, se kuj i takon Goce Dellçevi, kur asnjëra palë nuk mund të sigurojnë argumente bindëse për prejardhjen e familjes dhe të vetë kësaj figure të rëndësishme të fundshekullit XIX dhe fillimit të shek. XX, Goce Dellçevit?
Historia e qytetit të lindjes së Goce Dellçevit, Kukushi (turqisht: Kilkish; shqip: Kuklish, apo Kullkish (kullë+kishë), në rajonin e Maqedonisë i cili aktualisht ndodhet nën shtetin grek; historia e familjes dhe katundit të lindjes së nënës së tij, si dhe emri personal i tij dhe emrat personal të nënës, motrave dhe vëllezërve, lënë shumë për të dëshiruar (hulumtuar, studiuar dhe ndriçuar e vërteta) për prejardhjen dhe përkatësinë etnike të kësaj figure të historisë së këtyre dy popujve dhe shteteve, të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore.
Qyteti i Kullkishit dhe katundi i lindjes së nënës së Goce Dellçevit: në gjuhën sllave: Мурарци (Murarci), Morarci apo Moravci; shqip: Moravca, Morafça, Morafsha; greqisht: Αντιγόνεια, Antagonija, nga viti 1927; Μοράφτσα, Морафца, deri në nitin 1927.
Një fakt është i pamohueshëm se shumica dërmuese e banorëve të qytetit Kullkish (Kukush) dhe sidomos banorët e katandit Murafsh, deri në vitin 1927 kanë qenë shqiptarë ortodoksë. Nëse do të ishte ndryshe, që këta banorë të ishin sllavë apo bullgarë, pse atëherë gjatë pushtimit të qytetit nga mbreti (bullgar) Samuil, një pjesë e konsiderueshme e banorëve vendës të këtij qyteti dhe rrethinës së tij u shpëngulën në drejtim të Kalabrisë, pranë vëllezërve të tyre të gjakut (arbëreshëve të italisë), jo në ndonjë drejtim tjetër, ku edhe e themeluan vendbanimin e ri, katundin e tyre me emrin Galicia, siç e kishte emrin katundi i të parëve të tyre, Galicia (Galiçnik) në krahinën e Rekës së Dibrës?!
III
Histori të këtilla të familjeve dhe personaliteteve me rrënjë shqiptare kanë edhe shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë dhe kulturës së popullit bullgar dhe të popullit maqedonas, si: Dhimitër Opshti, figurë qendrore e lëvizjes revolucionare bullgare për çlirim nga sundimi i Peraondorisë Osmane, bashkë me Vasil Levskin; Patriarku i parë i Bullgarisë, Kirili i Parë (Konstandin Mark Konstandini), figurë qendrore e Kishës Ortodokse Bullgare, i cili e ndau dhe pavarësoi këtë kishë nga Patriarkana Igumenike e Konstandinisë; Pjetër Guri, udhëheqësi i çetave kryengritëse më 19003 nga Krusheva; Gjergj Pula (Gjorgji Pulevski), figurë e shquar e kulturës maqedonase; Akademiku Aleksandër Matkovski (Mati); Akademiku Mateja Matevski (Mati); krijuesi i alfabetit dhe gramatisë së gjuhës së sotme maqedonase, Akademiku Bllazhe Koneski (Bllagoja Jordan Kone Lame, me rrënjë shqiptare nga Reka e Dibrës); dhe shumë të tjerë.
IV
Shqiptarët nuk pretendojnë që këto figura të përfshihen në historinë e popullit shqiptar pa merita dhe kontribut për historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe, as pretendojnë që t’i përvetësojnë këto figura si të vetat, por nuk do të pushojnë për ndriçimin e plotë të historisë së vërtetë të ngjarjeve dhe personaliteteve me rrënjë shqiptare.
Pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, sot dhe në ardhmen, nuk mund të shkruhet historia e plotë dhe e vërtetë e popujve dhe shteteve të rajonit, e Gadishullit Ilirik dhe Evropës, këtë e kanë thënë shumë më parë edhe studiues të famshëm të botës.
Prandaj, përfundimisht nuk duhet që të përzihen interesat e sotme politike të askujt me të vërtetën historike ende të mbajtur peng nga të pavërtetat, përvetësimet dhe falsifikimet nga ata që më herët me dhumë i coptuan territoret e këtij rajoni, ndërsa sot mundohen ta coptojnë e ndajnë edhe historinë dhe të kaluarën sipas apetiteve të veta ekspansioniste mbi logjikën e forcës.
* Shqipëria dhe Mali i Zi, janë dy nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Ilirikut) që janë anëtarësuar në NATO, ndërsa ende asnjëri nga këto shtete nuk është anëtarësuar në BE.
Abdulla Mehmeti
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66