Sipas Driton Selmanajt, LDK-ja paska kërkuar nga AAK-ja dhe NISMA që ministrat që vijnë nga këto dy parti të jenë të ndershëm e të pakorruptuar.
Qesharake! LDK-ja nuk mund të kushtëzojë këto dy parti me asgjë. Në fakt, janë këto dy parti që mund ta kushtëzojnë LDK-në, ashtu sikurse këtë mund ta bëjë edhe Lista serbe, në anën tjetër. Sepse, pa secilën nga këto tri parti, LDK-ja nuk mund ta bëjë qeverinë fare. LDK-në mund ta kushtëzojë edhe Behgejt Pacolli. LDK-ja ka hyrë në mal pa sakicë!
Nuk mundesh me ba qeveri me bandat e mos me pranu banditët në qeveri. Këto përralla i ambalazhon dhe i hedh në treg vetëm LDK-ja
Liri Loshi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66