Borussia Dortmund vijon të dhurojë spektakël në Bundesligë. Verdhezinjtë morën fitoren e dytë radhazi pas rinisjes së kampionatit, duke mundur 2-0 Wolfsburgun. Në 30 minutat e para, skuadrat studiuan më shumë lojën e njëra-tjetrës, pa krijuar shumë mundësi shënimi.
Në minutën e 32-të, pas një aksioni të shpejt topi shkon në zonë, atje ku Haaland del huq, por jo shoku i tij Guerreiro. Ky ishte goli i tretë në dy ndeshjet e fundit për portugezin.
Në pjesën e dytë, Dortmundi hedh në fushë edhe super talentin Sancho, i cili me një aksion fenomenal, dha një asist për Achraf Hakimi, i cili nuk do të gabonte duke shënuar edhe golin e dytë.
Bayr Leverkuseni fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Borussia Monchengladbachut. Havertz dy herë dhe Bender ishin autorë të golave të “aspirinave”, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Thuram. Werder Bremeni i Milot Rashicës mori një fitore shprese, pasi mundi në transfertë Frieburgun me gol të Bittecourt.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66