Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj Kinës, duke pretenduar se koronavirusi mund të jetë krijuar në laboratorin e Wuhan.
Trump ka hedhur dyshime të forta edhe mbi skenarët e mundshëm sesi virusi kaloi nga kafshët te njerëzit.
Kur u pyet këtë të enjte nëse besonte se origjina e virusit ishte Instituti i Teknologjisë në Wuhan, Trump u përgjigj:
Po, unë besoj se origjina e virusit është në laboratorin e Wuhan.
Trump sulmoi edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke i akuzuar si “mbrojtëse” të Kinës.
Presidenti amerikan tha:
Unë mendoj se OBSH-së duhet t’i vijë t urp, pasi ata janë si agjencia e marrëdhënieve me publikun për Kinën. Amerika paguan 500 milion dollarë në vit për OBSH-në, ndërsa Kina paguan vetëm 38 milion dollarë në vit. Ata përpiqen të justifikojnë kur njerëzit bëjnë gabime të tmerrshme që po u marrin jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën.
Këto deklarata të Trump vijnë në një kohë kur papunësia e SHBA-së ka shënuar nivele rekord, ndërsa vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi kanë tejkaluar shifrën e 60 mijë personave.
Trump shtoi:
Ne po shohim saktësisht se nga erdhi, nga kush erdhi dhe si ndodhi. Me prova dhe shkencërisht. Kështu që ne do të jemi në gjendej ta zbulojmë atë.
Presidenti i SHBA u shpreh i bindur se virusi nuk ndodhi natyrshëm, ndërsa hodhi dyshime për teorinë e shumëpërfolur të disa ekspertëve, që virusi u kalua nga një kafshë te njeriu, siç ka ndodhur me koronaviruset e tjerë më parë.
Ai theksoi se:
Ne kemi shumë njerëz që do ta zbulojnë të vërtetë, si erdhi dhe nga erdhi koronavirusi. Flas për njerëz të shkencës dhe inteligjencës. Ne do t’i mbledhim së bashku dhe do të kemi një përgjigje përfundimtare. Dhe vetë Kina mund të na e tregojë të vërtetën e virusit.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66