Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kërkesën për hetimin e vdekjes së Naser Makollit, i cili kishte qëndruar në një qeli me aktivistin e Vetëvendosjes, po ashtu të vdekur, Astrit Deharin.
“Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është vrarë në burg. Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017”, shkruan Gashi në Facebook.
Gashi thotë se Naser Makolli kishte qëndruar me Astrit Deharin në një qeli në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për 67 ditë.
“Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjes së Astritit. Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit. Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës”, përfundon Gashi.

Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66