Elon Musk beson se gjuha e njeriut do të vjetërohet brenda 10 vitesh, gjë që mund të shpjegojë emrin e çuditshëm të fëmijës së tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Space X e dha këtë deklaratë vetëm disa ditë pasi mirëpriti në botë djalin e tij të ri, X Æ A-12.
Që kur Musk dhe partneri i tij Grimes njoftuan emrin e djalit të tyre, bota është përpjekur të kuptojë saktësisht se si mund të shqiptohet.
Sigurisht, gjithmonë ka emra me të cilët njerëzit duket se luftojnë, si Xavier, Sinead dhe Niamh, por X Æ A-12 i ka penguar të gjithë.
Për arsye të ndryshme, njerëzit kanë spekuluar se mund të jetë ‘X-Ash-Archangel’, ‘Kyle’ ose ‘Sascha’, dhe fakti që ato tre shqiptime janë kaq të ndryshme, dëshmon se sa të hutuar janë të gjithë.
Sipas Musk, megjithëkëtë, në të ardhmen nuk do të duhet të shqetësohemi për keqkuptime, sepse me sa duket nuk do të flasim fare.
Musk u përqendrua në temën e Inteligjencës Artificiale dhe shprehu besimin e tij se teknologjia Neuralink, e përbërë nga një pajisje me bateri e futur direkt në kafkë, mund të përdoret brenda vitit të ardhshëm.
Musk pretendoi se teknologjia mund të “rregullojë pothuajse çdo gjë që nuk është në rregull me trurin”, duke i shëruar përfundimisht.
Ai tha:
Do të ishit në gjendje të komunikoni shumë shpejt dhe me shumë më saktësi … Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhte me gjuhën.
CEO beson se gjuha mund të bëhet një gjë e së kaluarës brenda dekadës tjetër, nëse teknologjia vazhdon të zhvillohet me ritmin e saj aktual dhe të shpejtë.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66