Pas ‘shumë pritjeve’ reagon edhe Çun Lajçi me një poezi vajtuese: Këtu secili u shitka për një pikë ujë
Aktori i njohur Çun Lajçi, i cili njihet pas çdo ngjarje me reagimet e tij me anë të poezive, nuk ka lënë pa komentuar as vendimin e mbrëmshëm nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi plotë:
Dardani
Këtu secili u shitka për nji pikë ujë!
M’vjen keq Dardani,
për gjumin që e baj n’kurrizin tand,
për bukën e arave tua që e ha,
për ujin e krojeve që e shuej etjën,
që flliqëm gjelbërimeve tua,
unë i mashtruemi!
M’vjen keq, që shkeli rrugët tua, t’pafajshme,
mallkoj synin, që ende ruejt e ka kthjelltësinë,
me i pa bimët tua kopile, flokut tonë tue u rritë,
zgatavelli sykuq, tue pre me kajtjen e vet!
M’vjen keq Dardani, që s’mund t’i bindi nipat,
për atdheun e bukur, e njeriun e mirë,
me zemrën e Ademit e fjalën e Ali Binakut!
Këtu secili u shitka,
për nji pikë ujë n’synin e shpërlamë!
Druej, po mbetësh fushë sorrash Dardani!
Dardani, 29.05.2020
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66