Cigarja është vesi më i madh i trajnerit të Juventusit Maurizio Sarri, i cili vijon të konsumojë rreth 80 të tilla në një ditë, ndërsa këtë ritual e ndjek edhe në anë të fushës, kur drejton skuadrat e tij.
Cigaret e tij janë shndërruar në një problem edhe për futbollistët e Juventusit, detaj ky i zbuluar nga Giorgio Chiellini në librin e tij autobiografik.
“Në një takim me Sarrin në zyrën e tij mund të shkosh vetëm para dushit, i veshur me rroga të stërvitjes, sepse me rroba të tjera do të kundërmoje erë. E vetmja gjë që askush nuk ka qenë i aftë t’ia heqë, është lidhja e tij me cigaren”, ka shkruar në librin e tij Chiellini.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66