Sinan Elezi, ty t’u bwftw pushka top!!!
Jazwk, jazwk na qoftw neve tw Çegranit!
Aq sa i njohw unw rrethanat nw komunw tw Gostivarit, nuk besoj se ka vendbanim me infrastrukurw mw tw rregulluar se Çajla dhe përsëri nuk janë të kënaqu? Këta aq mirë i kanë shfrytëzuar subjektet politike dhe në fund ua kanë futur sa krahu, secilës që ka pretenduar se do mbush shportën me vota.
Çegrani vazhdon të mbetet vendbanimi i vetëm ku “të fortëve ” të politikës u japëm nga 2.500 vota dhe në fund, lëre që nuk realizojnë asnjë premtim, por as faliminderës nuk na thonë!!!
Që mos u shitem më i mençuri, apo më i dituri se ju, edhe unë jam njëri nga ata që kam kërkuar vota për “të fortët” me ymytin se do i pikojnë dashit!!!
Derisa ne vazhdojmë të hahemi me njëri- tjetrin si ato xhipkat (jevget) se cila e ka sitën më të mirë (lexo: cila parti është më e mirë) dijeni se nuk bëjmë gjë të hajrit për veten, për fëmijët dhe të mirën e Çegranit.
Sa do kisha dasht të jemë edhe unë si Remziu dhe Hamdiu i Musës, kur e pritën Sherif Zhelinën në hyrje të fshatit! Poo e pritë dhe ia futën n’shpullë dhe nuk e lanë të hyjë në fshat për të bërë qejfe. Po ja hall, ku gjen sot ato burra si Remziu dhe axha Hamdi me shokë që i dilshin zot Çegranit!?
Nuk dua asgjë tjetër, veç nja dy muaj të jem plak katundi kur ka zgjedhje. Kuptohet edhe të më rrinë mbas çegranalinjtë dhe t’i pritshim “të fortit e politikës” ke Leska (Lajthia) me bishta spate dhe litarë të lagur. Eee…didii bishti spatës të kërcëllonte….postaqi t’i bëjshim!!! Mos u binte n’mend të hyjnë në Çegran si mall pa t’zot!
Mbasi unë nuk bëhem dot plak katundi, nuk e kam as edhe takatin (forcën), as mbështetjen Tuaj, ashtu si axha Remzi dhe axha Hamdi, atëherë le të bëjnë qejfe ” të fortit e politikës “!!! Ç’pritni? Ç’mi keni hapur syt si kokarçe? Bërtitni sa keni në tepe të kresë: bujrum, bujrum ejani t’i mbushni shportat me vota….vota kemi me bollëk! Bujrum, bujrum vota….vota badihava, veç në Çegran ka!!!
Fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin Çajle të Gostivarit pa përfunduar projekti i kanalizimit ka nxitur reagimin e banorëve. Ata sot revoltën e tyre e shprehën duke protestuar në rrugët e fshatit. Kërkojnë nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” t’i ndërpresë pu…
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66