Albin Kurti nuk mund të ndihmohej: kokëfortësia, mungesa e fleksibilitetit diplomatik, sollën rezultatin.
Një politikan i mençur, nuk lejon rrëzimin për vendimet e Ramushit! Mustafa kishte përgatitur rrëzimin gjatë krijimit të Qeverisë, me Veliun dhe me Hotin, prandaj letrat i dërgonte publikisht.
Albini ka humbur pozitën, por ka fituar për zgjedhjet e ardhshme. Mustafa dhe Hoti kanë fituar, por ka humbur LDK.
Një fakt duhet ta kuptojë Kurti: me SHBA-të duhet takt dhe qëndrim diplomatik i madh, jo mospërgjigje dhe mosshkuarje, jo shpërfillje, por lutje!
Me një njeri narcist si Trumpi, duhet pasur shumë kujdes, se nuk dëmtohet ai, por edhe vendi! (Merkel para disa viteve pat thënë këtë: “Detyrë e çdo kancelari gjerman është të ndërtojë raporte të mira me kryetarin amerikan!”)
Brezi i Vjosës dhe Albinit mund të digjen nga politikanët kriminelë, sepse ata kanë frikë nga njerëzit me dinjitet!
Një njeri i moralshëm në rrethin mafioz, konsiderohet i rrezikshëm! Kjo ishte arsyeja pse Kurti duhej të rrëzohej!
Një proverb anonim thotë:”Ndonjëherë ti fiton dhe ndonjëherë ti mëson!”, pra nuk ka humbur, por ka mësuar!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66