Një biznesmeni në Tiranë i bllokohet llogaria bankare me 400 mijë dollarë.
Bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale A.G., llogaria e të cilit u bllokua teksa po tentonte që t’i transferonte paratë jashtë Shqipërisë.
Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se shumën e madhe të parave, do ia kalonte vëllait në Australi, me iniciale I.G.
Ishin dyshimet lidhur me transaksionin dhe origjinën e parave, ato që bënë që banka të njoftojë policinë.
Kjo e fundit me urdhër të Prokurorisë bëri bllokimin e llogarisë bankare.
Vëllai i biznesmenit, ku pritej të dërgoheshin paratë, rezulton me precedentë për një krim të kryer në Tiranë vite më parë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66